LAJMI I FUNDIT

Hysaj optimist: Nuk dorëzohem deri në fund, synojmë Conference League

22:30 - 15.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lazio synon që të fitojë Conference League, teksa ndeshja e radhës është nesër ndaj CFR Cluj në mbrëmje. Para gazetarëve ka dalë lojtari shqiptar i lacialëve, Elseid Hysaj.




“Ku dëshiron të arrijë Lazio me Ligën e Konferencës? “Ne duam ta fitojmë atë, ne mund ta bëjmë dhe të gjithë lojtarët duan një trofe shtesë në vitrinën e tyre”.

Si po shkon këtë vit? “Jam më i qetë dhe po përmirësohem. Nuk dua të dorëzohem deri në fund”.

Çfarë ndeshje prisni? “Ne kemi parë disa video se si ata luajnë. Kanë diku te 3 ose 4 lojtarë që bëjnë diferencën. Ne nuk duhet t’i lejmë hapësira”.

Ju mungon diçka si skuadër? “Ne jemi një skuadër e madhe dhe një grup i madh. Mentaliteti ynë duhet të përmirësohet, ne luajmë çdo tre ditë dhe gjithmonë na duhet të rigjejmë energjitë tona fizike dhe mendore”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.