AKTUALITET

“Besimplotë se do të luajë një rol shumë të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve fqinjësore”, Ilir Meta urim Presidentes të Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova

16:22 - 09.05.24 Paula
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar Presidenten e parë grua të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, duke u shprehur besimplotë se ajo do luajë një orl të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.




Kryetari i PL-së, u shpreh i bindur se Presidentja do t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe në funksion të integrimit evropian.

Postimi i plotë i Ilir Metës:
Urimet më të përzemërta për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë, Presidentes së parë grua të zgjedhur në Maqedoninë e Veriut, znj. Gordana Siljanovska Davkova.
Besimplotë se do të luajë një rol shumë të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera fqinjësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe në përmirësimin e bashkëjetesës ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.
Jam i bindur se Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, do t’i japë një impuls të ri marrëdhënieve dypalëshe në funksion të perspektivës së integrimit të përbashkët dhe sa më parë në Bashkimin Europian.
Falenderoj Presidentin Pendarovski për bashkëpunimin e shkëlqyer që patëm gjatë ushtrimit të detyrës time si President i Republikës së Shqipërisë, për angazhimin e tij në respektimin e të drejtave të shqiptarëve, faktor shtetformues në Maqedoninë e Veriut, për qëndrimet e hapura, të drejta dhe parimore që mbajti kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj “Procesit të Berlinit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.