LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Tërmeti tragjik në Turqi, gazetarja thyen me duar betonin e ndërtesave të rrënuara

08:58 - 16.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mediat turke po e përcjellin nga afër gjithë tragjedinë që ka ndodhur në 10 provinca të Turqisë që nga goditja e tërmetit të fuqishëm më 6 shkurt.




CNN Turk ka qëndruar në provinca nga ku ka raportuar vazhdimisht. Në Kahramanmaras, gazetarja u ka treguar shikuesve një shembull të cilësisë së betonit të dobët të përdorur në ndërtesat të cilat pothuajse krejtësisht janë bërë rrafsh me tokën.

Gazetarja e CNN-it të Turqisë, Fulya Öztürk e ka thyer betonin me duar, material që në kushte normale do të duhej të thyhej me çekiç. Tërhoqi vëmendjen edhe hekuri i hollë i përdorur në ndërtesa.

Öztürk tha: “Kërkimi për shpresë vazhdon. 1000 ndërtesa u shkatërruan në Kahramanmaraş. Si puna e mbeturinave, ashtu edhe puna e kërkim-shpëtimit janë kryer.” tha.

Duke shpjeguar se si ekipet e kryen punën, Öztruk tha se ekipet hynë në blloqet e betonit me pajisjen në duar dhe morën mostra bazë.

Kliko këtu për videon:

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.