AKTUALITET

“Rama do tërhiqet”- Ish-deputeti i PS kundër amnistisë fiskale, Ervin Bushati në “Panorama TV”: Mendoj se bëhet për kompanitë këtu! Mafia shqiptare administron…

21:41 - 21.02.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati është shprehur kundër amnistisë fiskale dhe ai është i mendimit që kjo nismë nuk do miratohet, ndërsa kryeministri do tërhiqet.




I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Bushati tha se amnistia fiskale ka një dëm të madh moral. Sipas tij, mafia shqiptare administron një pjesë të tregut të  madh të ekonomisë evropiane.

“Krimi shqiptar nuk është më lokal, është mafie sepse administron një pjesë të tregut të  madh të ekonomisë evropiane. Nëse infiltron në Shqipëri nuk është në raporte që në vende të tjera  mund ta kishin të pranueshme.

Krimi shqiptar sot menaxhon paratë e një pjesë të madhe të kontrabandës në Evropë, nëse fillon infiltron këtu nuk ka mundësi  kontrolli shteti për të mos mbrojtur  interesat e tyre ata. Unë mendoj që do tërhiqet kryeministri Rama”, tha nder te tjera Bushati.

PJESE NGA INTERVISTA

Ervin Bushati: Edhe unë jam kundër amnistisë fiskale, si ekonomist nuk mund të them se amnistia fiskalë është një parim ekonomik, mund të jetë një parim politik.

Endri Xhafo: Ju flisni si ekonomist se nuk jeni pjesë e grupit parlamentar të PS, marr parasysh kreun e grupi parlamentar Balla apo ministren e Financave që thonë do miratohet?

Ervin Bushati: Unë mendoj që nuk do miratohet! Nëse mund të flas si profesionist se nuk hedh shkollën poshtë. Amnistia fiskale ka një dëm të madh moral, por nuk vlerëson të ndershmin. Ne themi ti bëjmë amnisti çunave pragmatikë, por s’po i bëjmë amin burrave të ndershëm që kanë 30 vite që mbajnë vendin me taksa.

Endri Xhafo: Cilat janë motivet e kryeministrit?

Ervin Bushati: Problemi tjetër që unë mendoj është se ne në Shqipëri kemi një mentalitet jo të përshtatshëm, që le të vijnë njëherë lekët nga jashtë pastaj i përdorim.

Janë njerëz që kanë blerë apartamente dhe do ishte një vendimmarrje e vështirë për ti thënë jo. Ne shqiptaret nuk i duam vrasjen por nuk e refuzojmë paranë e krimit vjedhjet, por nuk i lëmë pa i shitur apartamente dhe makina këtyre çunave që bëjnë krime

Krimi shqiptar nuk është më lokal, është mafie sepse administron një pjesë të tregut të  madh të ekonomisë evropiane. Nëse infiltron në Shqipëri nuk është në raporte që në vende të tjera mund ta kishin të pranueshme.

Krimi shqiptar sot menaxhon paratë e një pjesë të madhe të kontrabandës në Evropë, nëse fillon infiltron këtu nuk ka mundësi  kontrolli shteti për të mos mbrojtur  interesat e tyre ata. Unë mendoj që do tërhiqet kryeministri Rama.

Njerëzit atje i kanë blerë shtëpitë atje, remitacnat do shkojnë drejt uljes. Nuk shoh ndonjë ardhje të madhe parash. Nuk mendoj që është për ata, por  mendoj që është për kompani këtu.

Endri Xhafo: Është për kompani këtu pra e dhatë përgjigjen.

Ervin Bushati: Kështu më duket mua, por nuk e kuptoj logjiken dhe nuk e mbroj dot. Kështu shoqëria shqiptare duhet ta ndajë mendjen, duhet ti refuzojë këto para, këto kapitale?

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.