Kryesore

Dhuna mes vajzave në Tiranë/ Punonjësja sociale: Fenomen i pritshëm, jemi në një epidemi sociale. Baza e sjelljes merret në familje

08:50 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Punonjësja sociale, Anjeza Kolami ka komentuar këtë të shtunë pamjet skandaloze të dhunës që kanë qarkulluar në internet, të një konflikti mes disa nxënëseve të shkollës 9 vjeçare “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.




Ajo tha në emisionin “Panorama e Mëngjesit”, në Panorama TV, se ky episod është një fenomen i pritshëm pasi jemi në një epidemi sociale.

 Sipas saj, baza që ne marrim sjellje është familja, teksa theksoi se “jemi shoqëri që nuk reflektojmë e nuk na shqetëson asgjë, po brendësojmë sjellje apo principe që nuk janë normale dhe i konsiderojmë normale”.

 

Anjeza Kolami: Nuk shqetësohem është një fenomen i pritshëm epidemi sociale se jemi shoqëri që nuk reflektojmë e nuk na shqetëson asgjë, po brendësojmë sjellje apo principe që nuk janë normale dhe i konsiderojmë normale.

Sa familje e hapur, sa ndërvepruese, ky modelim i sjelljes do shfaqet në mjedise të tjera. Bullizmi është dhe më frekuent e më shqetësues në grupmoshat e vogla 11-15 vjecare, ku dhe fëmija përballet me sulme të tjera fiziologjike të ndryshimeve që po i ndodhin e të përballen me sjellje të ndryshme nuk është e lehtë. Ne jemi shoqëri e dhunshme që e pranojmë lehtësisht e nuk reflektojmë në situata të dhunshme. Kjo është një sjellje e përsëritur, duhet ta shohim të hershëm si problem. Sa është bullizuar kjo vajzë dhe si kanë reaguar bashkëmoshatarët për këtë sjellje. Sa është identifikuar nga ky grupi brenda sistemit arsimor, sa është marrëdhënia shkollë komunitet familje, sa flitet për këto problematika e si i menaxhojmë.

Baza që ne marrim sjellje është familja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.