BLUETOOTH

Elvis Pupa konfirmoi futjen në Big Brother: S’dua të fitoj, por të bëj humor

18:05 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elvis Pupa pritet të jetë banori më i ri që do t’i bashkohet mbrëmjen së sotme shtëpisë së Big Brother.




Aktori i humorit, i cili prej vitesh jeton në SHBA e Australi ka zgjedhur ta konfirmojë lajmin. Vetë Pupa nëpërmjet një videove në rrjetet sociale, ka zgjedhur të tregojë edhe arsyen pse do të bëhet pjesë e lojës. Ai shprehet se në shtëpinë e famshme po futet vetëm për të sjellë pozitivitet me humorin e tij e jo për të fituar apo për të bërë sherre.

“Nuk rri robi pa dallavere”, thotë ndër të rjera Elvis Pupa. Tashmë mbetet për t’u parë nëse vërtet aktori i humorit do ti bashkohet sonte garës për çmimin e madh.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.