BLUETOOTH

Në një intervistë para Oltës/ Kristi flet hapur rreth pasioneve dhe kuptimin e emri ‘Dragot’ (VIDEO)

10:10 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banori i ri i BBVIP, Kristi ka zbuluar më shumë rreth vetes, pasioneve dhe dëshirave të tij gjatë lojës së djeshme.




Kristi ka folur rreth pasioni të tij për pikturën dhe se çfarë ka zbuluar rreth vetes gjatë qëndrimit në BBVIP.

“Para “Big Brother-it”, sapo fillova të krijoja disa kontakte shumë të mira, më erdhi edhe kjo sfidë dhe thashë që nuk do ta lë as këtë, se edhe kjo mund të më ndihmojë dhe të më zhvillojë shumë si person”, u shpreh ai.

Ndërsa, pyetjes se çfarë ka zbuluar te vetja tha:

“Kam zbuluar që ka edhe një Krist që përballon situata që nuk do të donte asnjëherë t’i përballonte; një Krist që përballon persona që nuk do të donte t’i përballonte asnjëherë më parë”, tha ai.

Sakaq ka zbuluar dhe kuptimin rreth emrit të tij, Krist Dragot Alia ku tha Krist Aliaj është emri i tij i vërtetë, ndërsa “Dragot” shërben si një trashëgimi dhe emër artistik.

Ai shpjegoi se e ka gjetur i ati i tij, Robert Aliaj, i cili e ka përdorur fillimisht. Më pas, Kristi dhe e motra, Gala, vijuan ta përdornin, pasi u pëlqen si emër dhe tingëllon bukur në aspektin e marketingut.

&

;

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.