BLUETOOTH

Pas ndarjes me partnerin/ Tuna jep mesazhin për gratë: Ridashurohuni, nuk ka rëndësi nëse jeni mama single

08:26 - 25.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Tuna ka folur si kurrë më parë rreth jetës personale, për dy fëmijët dhe ish-partnerin e saj Patrisin.




E ftuar tek ‘Piter Pan’, Tuna ka treguar se kujt i ngjasin më tepër dy fëmijët e saj e cila është shprehur se e dy djemtë e saj janë një miks i dy prindërve.

“Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë”, tha Tuna.

Sakaq këngëtarja ka dhënë një mesazh të rëndësishëm bazuar në historinë dhe jetën saj për të frymëzuar të gjithë ato që ndodhen në të njëjtën situatë.

Ajo i drejtohet të gjithë mamave beqare duke u thënë të mos harrojnë dashurinë për veten e t’i dhurojnë jetës një shans për t’u ridashuruar.

“Nesër mund të jeni gjithkund në jetë. Mund të jetoni ëndrrën tuaj me princin e juaj, mund të jeni një mama single, mund të keni 2-3-4 fëmijë. Ajo që është e rëndësishme është që në gjithë këtë paralelisht mund të jeni një supermami, një grua super e fuqishme e cila mund tí bëjë paralelisht të gjitha dhe vetëm duke ndjekur ëndrrën e tyre, duke u kujdesur për vetveten. Kështu që kjo do të ishte mesazhi im”, u shpreh ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.