LAJMI I FUNDIT

Bota e futbollit në zi/ Mban rekordin për më shumë gola në një Botëror të vetëm, ndahet nga jeta ikona franceze

13:28 - 01.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të legjendës së futbollit francez, Zhyst Fonten, në moshën 89-vjeçare. Mëngjesin e sotëm u bë me dije se ai u nda nga jeta në shtëpinë e tij në Tuluz.




Ai njihet si një ikonë e Kampionatit Botëror, duke mbajtur rekordin për më shumë gola në një edicion të vetëm, kur në 1958 me Francën, shënoi 13 gola në 6 ndeshje. Fonten shënoi gjithsej 30 gola në 21 ndeshje me Francën, përpara se karriera e tij të ndërpritej për shkak të një dëmtimi. Ai ishte aktiv në 12 vite në futbollin e luajtur duke qenë pjesë e USM Kazablankës, Nisës dhe Reims, duke shënuar në total 226 gola.

Gjithashtu ai ka qenë dhe trajner i Francës për një vit dhe gjithashtu i Lushon, PSG, Tuluz dhe kombëtares së Marokut.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.