BLUETOOTH

Sabiani në BBVIP, Alban Rexha zbulon prapaskenat: Ka bërë presion për të nxjerrë Kejsin! Ja çfarë do të ndodhë

20:03 - 05.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hyrja e Sabianit në “Big Brother Vip” ka marrë vëmendjen maksimale.




Në një video të publikuar në rrjete sociale, Alban Rexha ka komentuar situatën e fundit që po përflitet për lidhjen mes Kristit dhe Kejsi, por që nuk është pritur mirë nga babai i kësaj të fundit Kejsi.

Rexha ka thënë se Sabiani ka bërë presion që të dalë jashtë vajza e tij, sepse nuk pranon që askush të luajë me ndjenjat e saj. Po ashtu thekson se ka hyrë në BBVIP që të nxjerrë Kejsin dhe të dalë bashkë me të, ose të dalë Kristi dhe të dalë Sabiani bashkë me të.

“Big Brother” mbrëmë tha që do të ngelin njerëzit pa frymë. Por ata nuk kanë ngelur pa frymë , por pa mend me këtë lojë që po bën. Unë Sabianin e kam mik, e kam vëlla, por që të futet për herë të dytë ka thyer totalisht rregulloren. Me aq sa di unë Sabiani ka gjithë javën që bën presion për të nxjerrë Kejsin. Sabiani nuk ka për ta pranuar kurrë lidhjen dhe ai është futur në Big Brother të nxjerrë Kejsin dhe të dalë bashkë me të, ose të dali Kristi dhe të dalë Sabiani bashkë me të”, tha Alban Rexha në një video të publikuar në rrjete sociale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.