BLUETOOTH

Kiara e nominoi, ja çfarë thotë Tani pas daljes nga ‘Big Brother’

07:33 - 06.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mes të gjithë diskutimeve që u bënë javën e kaluar në shtëpinë e “BBV”, shpjegimi që Luizi dha për veprimin e tij ndaj Kiarës, kishte të bënte pikërisht me ‘shpëtimin’ e Tanit, nga nominimi. Këtë gjë Luizi ia shprehu vetë Kiarës gjatë debateve që kanë patur dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak moderatores. Ajo mori menjëherë ‘hak’, pikërisht duke përdorur këtë ‘armë’ kundër Luzit. Gjatë spektaklit të kaluar, në dhomën e rrëfimit, banorët dhanë vetëm nga një emër për të nominuar dhe mes gjithë banorëve të nominueshëm, Kiara zgjodhi pikërisht Tanin.




Ky i fundit tashmë jashtë “Big Brother Vip”, pasi u largua me vullnetin e tij mbrëmë nga shtëpia, ka mësuar për veprimin e Kiarës ndaj tij.

Ashtu siç e do tradita, ai ishte i ftuar sot në “Fun Club” ai u pyet nga Megi Pojani se si u ndje kur mori vesh se Kiara e kishte nominuar në dhomën e rrëfimit. Tani qeshi dhe tha se nuk u mërzit aspak madje ju duk për të qeshur dhe se nuk i intereson nominimi i saj.

Kujtojmë se në debat me Luizin, Kiara tha:  “Ti mendoje për Tanin dhe nuk mendoje për të dashurën tënde që e kishe futur në cep aty. Më thua mua egoiste, kur je egoist vetë. Më fute aty edhe të thoja “stop”, ti po kënaqeshe aty se po fitoje në lojë. Nuk më respektove një herë, tu prish loja ty se iu dha një avantazh vajzave. Të janë errur sytë edhe vetëm lojën mendon”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.