LAJMI I FUNDIT

EMRI/ Ekzekutohet me armë “Escobari” i klanit Nikshiq në Malin e Zi

14:38 - 09.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ranko Radosheviç i njohur si “Eskobar” është ekzekutuar mëngjesin e sotëm pranë një pike karburanti në Beograd.




Mediat vendase bëjnë me dije se krimi ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe se viktima ishte një person i njohur më parë për policinë, i cili ndër të tjera, merrej me shitjen e makinave të blinduara.

Mësohet se dy persona të maskuar me kapuçë të zinj dhe me maska kirurgjikale kanë zbritur nga mjeti i tyre në pikën e karburantit dhe kanë nisur të shtënat ndaj anëtarit të klanit Nikshiq të Malit të Zi.

Emri i tij u përmend në publik, si pronar i një makine, e cila u gjet në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk. Ranko Radosheviç është i njohur për publikun edhe si “Ranko Eskobar”, me origjinë nga Mali i Zi, gjegjësisht nga Nikshiqi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.