Kryesore

Covid-19/ MSH: 12 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

17:26 - 11.03.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e situatës së virusit covid 19 në vendin tonë, ku raportohet se nga 288 testime 12 qytetarë rezultojnë të infektuar me Covid-19.




Fatmirësisht njoftohet se në vendin tonë sa i përket 24 orëve të fundit nuk ka humbje jete.

Njoftimi i plotë: 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.
Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 288 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19.
9 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Fier, Patos.
Janë 170 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,881 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 11 Mars 2023)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 288
Testime totale 2,043,721
Raste pozitive 333,651
Raste të shëruara 329,881
Raste Aktive 170
Humbje jete 3,600
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 147
Fier 10
Vlorë 3
Shkodër. 3
Gjirokastër. 2
Durrës. 1
Elbasan. 1
Berat. 1
Kukës. 1
Lezhë. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.