AKTUALITET

Gjyshja mbeti e vrarë në masakrën e “Don Boskos”, vogëlushja u plagos, historia e prekëse e 10-vjeçares

21:49 - 13.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atentati i ndodhur mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, i mori jetën 58-vjeçares Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë mbetën të plagosur.




Një nga të plagosurat, por për fat të mirë jashtë rrezikut për jetën, ishte dhe mbesa e viktimës, 10 vjeçe. Ajo qëndronte në lokalin ku punonte gjyshja e saj, pasi jetonte me të.

E ftuar në “Open”, gazetarja Glidona Daci, tha se vogëlushja jetonte me gjyshen, pasi prindërit e saj ishin të ndarë dhe se nëna kishte krijuar një jetë të re.

“Vajza e vogël është carë nga xhamat e thyer. Dhe vetë të plagosurit në momentet e para nuk kanë kuptuar çfarë ka ndodhur. Vajza jetonte me gjyshen sepse prindërit e saj ishin të divorcuar, e ëma ka rinisur jetën dhe gjyshja duhej të kujdesej për të”, u shpreh ajo.

BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.