Kronikë

Sherr për pronën/ 80-vjeçari kërcënon me jetë një shtetas, rezulton i dënuar për vrasje. Ja çfarë iu gjet në banesë

09:35 - 14.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 80-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi ka kërcënuar me jetë një person për motive pronësie.




Mësohet se shtetasi me iniciale I.L., gjatë sherrit me bashkëfshatarin e tij, K.K., e ka kërcënuar atë me jetë dhe është kapur me armë zjarri pa leje.

Pas arrestimit nga uniformat blu është zbuluar se i moshuari ishte dënuar më herët për vrasje, ndërsa në banesë i është sekuestruar arma,  tre krehra, 82 fishek dhe dy granata.

Njoftimi i policisë:

Mat/ Falë ndërhyrjes së Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale.

Kanosi me jetë për motive pronësie një shtetas dhe mbante armë zjarri, municion luftarak e granta, vihet në pranga  nga policia. I arrestuari, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Policisë  sekuestruan një armë zjarri automatik, 3 krehëra me 82 fishekë dhe dy granata dore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, morën njoftim se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, shtetasi I.L., i dënuar më parë për vrasje , po konfliktohej për motive pronësie  dhe po kërcënonte me jetë shtetasin K.K. Gjithashtu Policia  mori informacion se shtetasi që e kërcënonte dyshohet se mbante armë zjarri.

Menjëherë shërbimet e Policisë  organizuan punën dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme  parandaluan përshkallëzimin e  mëtejshëm të konfliktit dhe vunë në pranga  shtetasin I.L., 80 vjeç, banues në Burrel ( i dënuar më parë për vrasje). Shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, tre krehra, 82 fishek dhe dy granata që 80-vjeçari i mbante pa leje dhe kërcënonte me jetë shtetasin K.K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.