![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Është identifikuar e moshuara e cila humbi jetën mesditën e djeshme në Kishën e Shna Ndout në Laç, pasi u rrëzua teksa kryente ritualin fetar.
Viktimë e këtij aksidenti është 74-vjeçarja, Gjela Biba e cila humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra në trup.
Burime për median bëjnë me dije se identifikimi i të moshuarës u bë gjatë orëve të mbrëmjes, pasi nuk kishte mjet identifikimi me vete.
Mësohet se viktima ka qenë pjesë e pelegrinazhit, ndërsa humbi jetën pasi u rrëzua aksidentalisht duke rënë disa metra më poshtë në vendin e quajtur ‘shpella e Shna Vlashit’, shumë pranë Kishës.
![](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2023/03/WhatsApp-Image-2023-03-15-at-10.35.02-AM.jpeg)
Shfaq Komentet (0)