Pas temperaturave të ulëta gjatë mbrëmjes së djeshme, mësohet se në aksin Korçë-Dardhë ka pasur dhe reshje dëbore.
Lidhur me situatën, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se rrugët janë pastruar dhe nuk ka pasur ndërprerje të qarkullimit.
Sakaq ARRSH ka këshilluar drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Postimi i plotë:
Gjatë natës ka pasur reshje shiu në të gjithë vendinndërsa në Bogë-Theth dhe në Korçë-Dardhë nga km 9-14 ka pasur reshje dëbore
Është punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugës dhe me shpërndarjen e kripës
Temperaturat kanë qenë në vlera pozitive
Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore♂️