BLUETOOTH

FOTO/ Takimi i Kristit me Serena Sulën në hotel pak para Big Brother, zbulohen për herë të parë mesazhet

14:22 - 18.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që prej 24 dhjetorit, Kristi është bërë pjesë e Big Brother, duke u shndërruar në një ndër komkurrentët më të komentuar në këtë lojë.




Fillimisht, banori e nisi lojën duke thënë se ka lënë dikë jashtë shtëpisë dhe nuk është I interesuar për romancë, por duket se gjërat ndryshuan me hyrjen e Keisit në Big Brother. Dyshja shpejt krijoi një lidhje, duke shkaktuar jo pak komente edhe jashtë. Kryesisht për faktin se teksa çifti nisi këtë histori, doli në sipërfaqe historia e Kristit me modelen belge, Zaza. Por duket se teksa çifti vijon lidhjen në shtëpi, një tjetër skandal ka shpërthyer jashtë. Këtë herë protagonist janë Kristi dhe modelja e skandaleve, Serena Sula. E ftuar pak kohë më parë në një emision, ajo u shpreh se Kristi i kishte shkruar, për t’I lënë takim në hotel.  E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Serena Sula ka zbuluar mesazhet që i ka dërguar banori i Big Brother VIP, Kristi. Serena drejtoi telefonin nga gazetari Andi Vrapi dhe ai lexoi se Kristi i kishte shkruar fillimisht modeles këto fjalë: “Hajde bio bio super bio, mos i bëj më të gjatë thonjtë”. Por pyetjes nëse dyshja kishte bërë gjë, Serena iu përgjigj: “Jo, më thirri me ly thonjtë”.

“Panorama Plus” sjell sot mesazhet e dy të rinjve, që mesa duket kanë lënë një vend takimi, që është realizuar. Ashtu si duket, nga biseda, Kristi i ka kërkuar që Serena të shkojë ta takojë tek hoteli ku ai po qëndron. Nga ana tjetër edhe modelja ka shkuar në dhomën e tij, duke realizuar kështu takimin. Kjo histori del në skenë, muaj pasi banori është duke qëndruar në Big Brother, duke u deklaruar si çift në fillim. Mesazhet i përkasin periudhës para se ky I fundit të bëhej pjesë e lojës. Duket se Kristi, ndonëse në një lidhje me Zazën, e paska tradhëtuar edhe më herët, e në këtë rast me Serena Sulën.  Disa ditë më parë në rrjet u zbulua se cila ishte partnerja për të cilën Kristi kishte folur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Gjatë ditëve të para në shtëpi, Kristi ka rrëfyer se ishte në një lidhje prej 6 muajsh me një vajzë të huaj, pa zbuluar më shumë detaje.Ajo quhet Zaza dhe në fotot e tyre mund të shiheshin komentet ngacmuese që kishin me njëri-tjetrin, madje bukuroshja ndiqet edhe nga motra e Kristit, Gala. Mirëpo duket se Kristi e “harroi” lidhjen që kishte kënë jashtë pasi këto ditë ai dhe Kejsi i kanë shprehur pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin ku puthjet dhe ngacmimet nuk kanë munguar duke i bërë të gjithë të mendojnë se dyshja do të jenë shumë shpejt çifti i dytë i shtëpisë së famshme. Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i parë i Zazës e cila duket e prekur nga e gjithë kjo situatë. Nëpërmjet një deklarate të gjatë në InstaStory, ajo shprehet se nuk është mirë emocionalisht dhe se ndihet falenderuese për dashurinë që i kanë dhënë ndjekësit e saj. “Nuk mund të them me fjalë se sa e prekur jam nga kaq shumë njerëz që më kontaktuan dhe më ngushëlluan. Mesazhet e mia janë të tejmbushura dhe do të doja t’i përgjigjem secilit prej jush, por nuk kam forcën për ta përballuar tani gjithë këtë.Shpresoj që të gjithë të qëndroni të bekuar dhe shpresoj që Zoti t’ju japë të gjithëve dyfishin e dashurisë që njerëzit po më japin tani. Më lehtëson vërtet të di se njerëzit që as nuk më njohin, e shohin të vërtetën dhe e vlerësojnë moralin!

Nuk jam mirë dhe do të më duhet pak kohë që të shërohem dhe të kuptoj disa gjëra që po më ndodhin para syve. Unë vij nga një familje e dashur, e kujdesshme dhe e arsimuar që më ka mësuar se vlerat në jetë janë brenda së vërtetës, moralit dhe aftësisë për të qëndruar etik, edhe kur gjërat bëhen të vështira. Nuk do të komentoj më tej për këtë, pasi besoj se kjo gjë është kuptuar nga të gjithë. Që nga fillimi i njerëzimit, e vërteta gjithmonë ka mbrojtur të drejtët. Falenderoj secilin prej jush nga thellësia e zemrës sime!”- shkruan ajo. Më tej, në një tjetër postim të sajin, Zaza publikoi edhe mesazhet me Kristin, ku dyshja dukeshin më të dashuruar se kurrë. Pas zhurmës së krijuar në rrjet nga romanca e krijuar mes Kristit dhe Kejsit brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, ka ardhur dhe reagimi i Robert Aliajt.

Teksa ishte i ftuar në “Shqipëria Live”, ai u shpreh se të rinjtë duhet të jenë të lirë të dashurojnë dhe të kenë eksperiencat e tyre. Roberit tha se djali i tij ka qenë i izoluar nga produksioni në datën 24 dhjetor, dhe telefoni i tij ka qenë i sekuestruar dy ditë më parë, duke lënë të kuptohet se djali i tij dhe ish- partnerja nuk kanë pasur asnjë bisedë atë ditë me njëri-tjetrin. Lidhur me këtë histori, ishte Sabiani I pari që reagoi, duke u shprehur kundër lidhjes së dyshes. Ishte ky dhe motivi që e shtyu të hynte sërish në Big Brother, për të kaluar disa ditë me çiftin.

 

Pak para futjes së tij në lojë, qëndrimet e tij ishin shumë të ashpra, specifikisht ndaj Kristit, duke e quajtu edhe ‘zorraxhi’. Roberti i cilësoi deklaratat e këngëtarit si “anadollake dhe mesjetare” që një prind europian nuk duhet t’ja bëjë kurrë fëmijës së tij. “Ti ndërhysh fëmijës në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmershme që mund t’i bësh fëmijës në Evropë, se duan të impenjohen në Eu. Këto qëndrime krejtësisht anadollake… kur njerëzit shohin se në çfarë niveli mjeran ka rënë një pjesë e shoqërisë. Janë shqipfolës, por jo shqiptar. Një shqiptar i ndershëm është shqiptar i Nolit, i Migjenit, nuk janë këta shqiptarë që në mënyrë analfabete, artikulojnë revoltën e tyre e shprehin duke kërcënuar njerëzit e familjes.

Po bëhet nami, ne po përjetojmë disa moment mesjetare këtu”,– u shpreh Aliaj. Që me daljen e saj televizive, Serena ka preferuar të heshtë, duke mos dhënë më shumë detaje nga ky takim në hotel me banorin e Big Brother. Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të vijojë historia, duke qenë se Sabiani është jashtë lojës dhe po vijon të marrë informacion rreth Kristit e jetës së tij. Nga ana tjetër, Robert Aliaj, është shfaqur më i relaksuar në deklaratat e tij, pasi pa afrimitetin e të birin me Sabianin, duke vendosur ura komunikimi. Por si do të ndryshojnë ekuilibrat, tashmë që një tjetër histori tradhëtie për Kristin del në sipërfaqe./panoramaplus

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.