AKTUALITET

“Nënës së re ti paguhet leja e plotë pas lindjes”/ Ilir Meta me gratë e Tiranës: Jeni nëna në vështirësi, nuk ka më lindje, do ulim taksën për pagën

15:40 - 19.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë ishte në një takim me gratë në zonën e Freskut në Tiranë. Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit, Meta vuri në dukje vështirësitë me të cilat hasen gratë në përditshmërinë e tyre.




Sipas Metës, kushtet në të cilët jetojnë dhe punojnë gratë janë të rëndë, dhe propozon që nënës së re ti paguhet e plotë leja e linjdes. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë stimuj për të ardhmen e shoqërisë.

Fjala e Ilir Metës

Në përpjekjet për të rritur me dashuri dhe siguri fëmijën dhe për të bërë punën e saj me qetësi dhe me efektivietet duke mos e pasur stresin se ku është fëmija.

Po e nisim këtu sepse kemi të bëjmë më një qytet brenda qytetit. Unë isha para disa ditësh me Silvën dhe Brunën dhe kemi parë rrugë që nuk mund të quhen rrugë, pa kanalizim, pa trotuar me shumë gropa, pa parkime aq të ngushta sa të ngushtojnë dhe frymëmarrjen.

Si mundet të jesh me një kopshët me 120 fëmijë për të përballuar nevojat në rritje të këtij komuniteti. Ata kanë shumë fëmijë. Mungesa e tyre pranë banimeve e bën edhe më stresante edhe më të kushtueshme për secilën nga nënat dhe prindërit kujdesen ndaj fëmijës.

Është e rëndësishme të vendosim të gjitha politikat shtetërore dhe vendore, në mbështetje të grave, në mbështetje të nënava dhe të rejave sidomos.

Partia e Lirisë ka disa pika të rëndësishme të cilat janë të hapura për tu pasuruar në mënyrë të vazhdueshme. Kërkojmë edhe mendime të tjera, nga çdo grua. Gratë vrapojnë sa tek vendi i punës dhe të kujdesen për fëmijën. Nuk është e lehtë, është shumë sfidante dhe shumë stresuese ndaj sa më shumë investime për kopshte të reja, për çerdhe të reja, për shkolla të reja publike, sidomos në zona ku popullsia është rritur shumë herë, aq edhe më shumë lehtësira krijojmë për çdo nënë dhe familje.

Është e domozdoshme që për 1 vit nënës së re ti paguhet e plotë leja e linjdes sepse duhet ti përkushtohet bebes. Në të ardhmen kjo duhet përshkallëzohet edhe më tej, Duhet 3-fishuar bonusi për bebe sepse lindja është një gëzim për tërë shoqërinë, sepse s’ka më lindshmëri. Më pak vajza bëhën nëna sepse është një sfidë. Edhe më pak guxojnë të bëjnë më shumë se një fëmijë. Kjo ndihet. Të ulim taksat për pagën dhe për të ardhurat për të gjitha nënët dhe gratë që kanë dy fëmijë dhe më shumë. Të mos harrojmë se janë të shumta ato nëna të cilat jo vetëm nuk marrin pagat që donin për punën e madhe që bëjnë por janë të detyruar që të mbajnë edhe një kujdestare për tu kujdesur për fëmjën. Aq më tepër që s’këmi bërë asgje për qendrat ku rrinë fëmijët pas shkolle. Në këtë mënyrë prindërit do të jenë më të qetë.

E dima sa është rritur pesha për gratë, sepes një pjesë e të rinjve janë larguar. Një pjesë e tyre edhe ecin me mendimin që nëse nuk përmirësohet të bashkohen me familjen por duhet të bëjmë çdo gjë që ata të vijnë këtu. Nuk është zgjidhja mbyllja e kufijve, por forcimi i mbështetjes shtetërore për gratë, për nënat, mbështetja e politikave, përkujdesi ndaj fëmijëve sepse kjo është vendimtare për të forcuar familjen tonë dhe shoqërinë optimiste. Ndaj ju falenderoj shumë për përkrahjen që i jepni Silvës. Ajo është drejtuesja në Këshillin Bashkiak të Tiranës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.