Një 59-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë, pas një aksidenti rrugor.
Mësohet se shqiptari ka qenë duke lëvizur me një biçikletë, kur u përplas nga një furgon i cili drejtohej nga një 28-vjeçar, bashkatdhetar i viktimës.
Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 21 marsit, ku shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte furgoni.
Pas përplasjes, shoferi ka braktisur furgonin dhe është larguar në këmbë, ndërsa është kapur nga policia disa orë më vonë.
Sipas hetimeve, 59-vjeçari ishte duke shkuar në një klinikë për të kryer analiza mjekësore
Shfaq Komentet (0)