BLUETOOTH

Priste në hotel një pako me drogë, arrestohet ish-bashkëshortja e ikonës së Formula 1

17:26 - 23.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja Jessica Michibata e njohur në boten e medias rozë si sh-bashkëshortja e pilotit të F1, Xhenson Baton, është arrestuar në Japoni për posedim droge.




38-vjeçarja u arrestuar pasi një pako me drogë mbërriti në hotelin ku ajo po qëndronte me një të afërmin të saj.

Sipas mediave të huaja Michibata i ka mohuar akuzat e drejtuara ndaj saj.

Një oficer doganor tha se gjeti drogën në fshehur në një pako që vinte nga jashtë vendit për në Japoni. Adresa ku do dërgohej pako ishte hoteli ku po qëndronte modelja në Tokio.

Pas zbulimit të drogës hetuesit rrethuan  hotelin dhe arrestuan modelen si edhe të njohurin e saj.

Michibata aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara ku punon si modele. Ajo ka lindur në Japoni dhe ishte rikthyer në atdhe kur u arrestua.

Modelja u takua me pilotin e F1, Xhenson Baton në vitin 2008 në një bar hoteli në Tokio dhe nisën lidhjen tetë muaj më vonë.

Baton i propozoi në ditën e Shën Valentinit në 2014-ën, me një unazë me vlerë 250.000 paund. Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Havai po atë vit. Megjithatë çifti i dhanë fund martesës vetëm 1 vit më vonë.

Modelja u lidh me producentin amerikan Ken Kao pasi mori pjesë në një premierë filmi me të në 2017-ën. Po atë vit, ajo solli në jetë vajzën e saj Xhoi, por identiteti i babait të fëmijës nuk dihet.

Marrëdhënia me Ken Kao, i cili bashkëthemeloi një kompani produksioni me yllin e Hollivudit Rajan Gosling, zgjati deri në vitin 2021.

Kao është djali i vetëm i multimiliarderit Min Kao, i cili bashkëthemeloi gjigantin GPS Garmin. /Marca


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.