BLUETOOTH

“S’ju bëhet motër askush në botë”, Aurela tregon se si lindi ideja për këngën me dy vajzat e saj

09:45 - 26.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe ka rrëfyer se kënga ‘O ma’ është padyshim bashkëpunimi më i bukur që shënon në gjithë repertorin muzikor të saj.




Aurela ka treguar te ‘Jo Vetëm Modë’ se si lindi ideja e këngës me vajzat e saj, Grace dhe Abi ku pohon se dëshira ka qenë e vajzës së madhe.

Këngëtarja tha se dëshira fillimisht ishte për një këngë e cila të tregonte marrëdhënien që kanë dy vajzat e saj si motra.

“Nuk kisha menduar ndonjëherë ndonjë këngë me vajzat, kisha menduar se do të dilja në skenë me të dyja, por që të kishim një këngë veçanërisht ne të treja nuk e kisha menduar. Por, vajza e madhe e kërkoi, tha o ma pse nuk bëjmë një këngë bashkë. Dhe thashë e di si, koha nuk vjen më mbrapsht, pse jo mos ta kemi një kujtim në këngë. Kur kam biseduar për vargjet e këngës me Eriona Rushitin, kënga ka lindur te studio e Enis Mullaj, i cili mban firmën e shumë këngëve në këtë album dhe duke qenë se ata të dy bashkë si autorë kanë bërë shumë këngë për festivale fëmijësh, ishte më e thjeshtë që të merreshim vesh. I them dua një këngë që të tregojë atë marrëdhënien që mund të kenë dy motra gjatë një dite, aty puthen, aty pajtohen, aty zihen për një laps, aty mërziten me njëra-tjetrën, pastaj i thonë njëra-tjetrës më fal. Dhe gjithmonë prindi u thotë ej keni njëra-tjetrën. Dhe këtë doja që të nxirrnim. Vajza e vogël Abi kur dëgjoi këngën të mbaruar, është momenti që thotë vajza e madhe kur zihen me njëra-tjetrën, të kam thënë mos mi mer librat, mi prishe fletoret e unë që i them hapi krahët e përqafoje motrën fort e fort. Ndoshta tani se kuptoni, por s’ju bëhet motër askush në botë”, ka thënë ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.