LAJMI I FUNDIT

Mitsotakis shpall datën e zgjedhjeve, caktohet 21 maji. Mesazh qytetarëve: Duhet të dini mirë se për kë po votoni si kryeministër

11:15 - 28.03.23 m.k
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministrit grek, Mitsotakis ka shpallur sot ditën e zgjedhjeve parlamentare. Mësohet se Greqia do të votojë qeverinë e ardhshme më 21 maj.




Zgjedhjet do të shpalleshin ditën e aksidentit të frikshëm në Tembi nga Selaniku, ku Mitsotakis do inaguronte dhe një sistem të ri automatik të qarkullimit të trenave. Gjithçka u anulua për javë të tëra deri pak minuta më parë, kur kryeministri grek deklaroi datën, nën presionin e vazhdueshëm të opozitës, shkruan PROTOTHEMA.

Zgjedhjet parlamentare të 21 majit vijnë pas plotësimit 4-vjeçar të mandatit të qeverisë aktuale, nën hijen e aksidentit më tragjik në historinë e vendit.
Duke shpallur datën e zgjedhjeve , kryeministri tha: “Vendi dhe qytetarët kanë nevojë për horizonte të qarta dhe pavarësisht atyre që përhapin skenarë të kundërt, zgjedhjet do të mbahen në fund të katër viteve ashtu siç kisha premtuar. Ato do të zhvillohen të dielën, më 21 maj. Dhe nëse duhet një ndeshje e dytë për të anuluar aventurën e analogjisë së thjeshtë, ajo do të zhvillohet më së voni deri në fillim të korrikut.
Është një planifikim tërësisht në përputhje me afatet kushtetuese i cili njëkohësisht merr në konsideratë një sërë ngjarjesh të rënda të jetës sociale dhe ekonomike si fillimi i provimeve mbarëkombëtare dhe fillimi i sezonit turistik”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.