AKTUALITET

Vatikani: Papa Françesku do të largohet nga spitali të shtunën

16:30 - 31.03.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Papa Françesku pritet të lirohet të shtunën nga spitali Gemelli i Romës, ku u shtrua papritur dy ditë më parë dhe u trajtua për një bronkit infektiv, tha të premten Vatikani.




Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha në një deklaratë se shërimi i Françeskut ka qenë “normal” dhe se Papa hëngri një picë për darkë të enjten në mbrëmje me mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin që po e ndihmon atë në spital.

“Të premten në mëngjes, Papa hëngri mëngjes, lexoi gazeta dhe rifilloi punën e tij,. Shenjtëria e tij pritet të kthehet nesër në shtëpinë e Santa Martës, pas përfundimit të rezultateve të provimeve të fundit mëngjesin e sotëm”, tha Bruni.

Papa, 86 vjeç, u shtrua në spital të mërkurën në Gemelli pasi pësoi disa probleme me frymëmarrjen. Vatikani tha se ai mori antibiotikë në mënyrë intravenoze për të trajtuar bronkitin e tij, duke treguar përmirësime të shpejta dhe “të dukshme”.

Është ende e paqartë nëse Papa do të jetë në gjendje të kryesojë ceremonitë e shumta të planifikuara gjatë Javës së Shenjtë, e cila fillon me të dielën e Palmës, më 2 prill dhe kulmon me Pashkët më 9 prill.

Më herët të premten, dekani i kolegjit të kardinalëve, Giovanni Battista Re, tha për mediat italiane se Françesku mund të jetë në gjendje të marrë pjesë në të gjitha festimet e javës së Pashkëve, pasi ai do të ndihmohet nga kardinalë të tjerë për secilën nga ceremonitë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.