AKTUALITET

Milo Gjukanoviç bie pas 30 viteve në pushtet, Milatoviç drejt kurorëzimit si President

21:07 - 02.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati për president i Lëvizjes ‘Evropa Tani’, Jakov Milatoviç, fitoi bindshëm raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet preliminare.




Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 91 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç 40 për qind.

Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind.

Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 92,3 për qind të votave të numëruara, se Milatoviç fitoi 58,2 për qind të votave, ndërsa Gjukanoviç 41,8.

Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se në raundin e dytë votuan 69,33 për qind e votuesve ose 375.853 persona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.