AKTUALITET

“U kemi prishur ‘rehatinë’”, Kryemadhi reagon për inceneratorin e Tiranës: Ja si vidhen 100 euro në ditë, ndërsa SPAK merret me katundarë e punëtorë

20:34 - 02.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në një postim të bërë në Facebook, shprehet se qeveria me inceneratorët dhe vjedhjen që bën përmes tyre, po tallet hapur me qytetarët.




Ajo thotë se vidhen çdo ditë 100 mijë euro, ndërsa SPAK sipas saj merret me “katundarë e punëtorë”.

Reagimi i plotë:

“Hapu dhe’, hapu dhe’ të futem”.

Kështu bërtiste “Tana” tek filmi “Përrallë nga e Kaluara”. E pra çudia ndodhi!

Inceneratoristët e Sharrës kanë reaguar, e madje edhe kanë akuzuar për “prishje imazhi” e më tej akoma e kanë akuzuar Monika Kryemadhin dhe Partinë e Lirisë për benefite politike. Madje madje, kanë “guxuar” deri aty sa të ftojnë edhe mediat për të parë “kryeveprën e tyre”.

E pra të nderuar miq, ky është kulmi i talljes me paratë dhe taksat e qytetarëve shqiptarë.

Nuk mjafton fakti që vjedhin 100mijë €/ditë, nuk mjafton fakti që SPAK dhe BKH merret me katundarë e punëtorë, që nga Shkodra e gjerë në Vlorë, madje merret edhe me vibratorë…vetëm me Inceneratorin e Tiranës nuk merret, por tani reagojnë të indinjuar dhe inceneratoristët. Mesa duket u kemi prishur “rehatinë e vjedhjes”.

E pra të nderuar qytetarë, sot më shumë se kurrë zë vend shprehja: “Hapu dhe’, hapu dhe’”, por para se të futemi “ne”, uroj të futen plehrat pasi të diferencohen dhe të kalojnë proceset e tjera për të cilat paguajmë përditë të gjithë ne.

Inkurajojmë mediat të shkojnë e të shohin realisht sesi vidhen 100 mijë €/ditë nga INCENERATORISTËT FANTAZËM në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.