BLUETOOTH

Shtatzënë dhe me stil, Rihanna merr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj

13:12 - 06.04.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rihanna ktheu kokën teksa mbërriti për një vakt familjar në restorantin “Giorgio Baldi” në Santa Monica të mërkurën mbrëma.




Këngëtarja 35 vjeçe, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me partnerin A$AP Rocky, 34 vjeç, dukej magjepsëse teksa mbante në krahë djalin e saj 10 muajsh të buzëqeshur.

Rihanna dukej tejet me stil e veshur me një fustan të madhësisë së gjerë, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Umbrella” tregoi këmbët e saj të tonifikuara teksa kishte veshur një fund transparent prej tyli poshtë këmishës.

Rihanna i shtoi edhe më shumë shkëlqim dukjes duke vënë një palë syze dielli të zeza dhe taka të zeza.

Djali i Rihannas dukej i adhurueshëm i veshur me rroba blu, ndërsa fotografohej me nënën e tij nga papaparacët që gjendeshin jashtë restorantit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.