AKTUALITET

Paralajmërimi i kryeministrit për të dalë nga Gjykata e Arbitrazhit/ Ekspertja e ekonomisë: Duhet të mbajë përgjegjësi, jo çdo vendim është i drejtë. Të ketë frymë mikpritje për biznesin e huaj…

19:14 - 16.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha në një intervistë për Panorama Tv ka folur në lidhje me klimën e biznesit në Shqipëri, ku tha se ato të huaj kanë ngritur shqetësime lidhur me konkurrencën dhe taksat, ku theksoi se institucionet duhet t’i ofrojnë këtyre të fundit një frymë më mikpritje.




Hoxha tha se kërkesat e Dhomave të Tregtisë lidhur me të bërit biznes në Shqipëri janë të drejta dhe se duhet të dëgjohen më shumë nga qeveria shqiptare, pasi ekonomia e vendit tonë është rritur falë këtyre të fundit.

Lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Edi Rama për të nxjerrë qeverinë shqiptare nga Gjykata e Arbitrzhit, tha se çdo qeveri duhet të mbajë përgjegjësi pasi jo çdo vendim që merr është i drejtë, si dhe efektet ligjore dhe financiare e japin prapavijën më vonë.

Pjesë nga intervista:

Klima e biznesit në Shqipëri?

Janë bërë bashkë disa dhoma dhe kanë shprehur shqetësime në lidhje me klimën e biznesit në vend, e shoh si të drejtë. Një nga problemet që ngrenë është mungesa e konkueshmërisë, taksimi i drejtë dhe një klimë më e qëndrueshme ligjore për shtetasit e huajt. Ajo që ishte më shqetësuese është një konkurrencë e drejtën në PP, këta kërkojnë një anë ligjore dhe transparence. Largimi i pabarazisë dhe konkueshmërisë. Lidhur me taksat kanë kërkuar që mezi përshtaten me sistemin e taksimit, pasi fryma e mikpritjes e atyre që investojnë në vendin tonë duhet të jenë më lehtësuese. I gjithë sistemi për investimet e huaja të jetë më i drejtë.

Pse nuk ka reagim nga ana e institucioneve lidhur me këto ankesa?

Mund të ketë pasur ankesa në mënyrë individuale, kurse tani bërja bashkë e të gjithave dhomave do të thotë që vendimi është unanim dhe do të dëgjohen më shumë. Ekonomia rritet nga investimi i huaj, nëse duam të mirëpresim akoma më shumë biznese të huaj duhet të mbajmë mirë këta. Fakti që janë të gjitha bashkë duhet të ndryshojë ligjzbatimi dhe korrupsioni.

Të dyja palët, qeveria shqiptare dhe dhoma amerikane janë në tentativë për ta zgjidhur por situata ka marrë përmasa më të mëdha. Nuk mjafton dëshira por kontributi e rezultati përfundimtar, që bizneset e huaja të ndihen të vlerësuar.

Si e vlerësoni qëndrimin e kryeministrit për daljen nga Gjykata e Arbitrazhit?

Një nga çështjet që këto dhoma janë bërë bashkë, çdo qeveri duhet të mbajë përgjegjësi pasi jo çdo vendim që merr është i drejtë. Pasi efektet ligjore dhe financiare e japin prapavijën më vonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.