BOTA

Nuk raportohet për viktima, Rusia kryen 60 sulme ajrore gjatxë natës në Ukrainë

09:32 - 19.04.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agresioni rus në Ukrainë vazhdon të jetë i ashpër, ku në 24 orët e fundit janë raportuar 60 sulme ajrore në lindje të vendit, veçanërisht në qytetin e Bakhmut, sipas ushtrisë ukrainase.




“Gjatë ditës së kaluar, armiku lëshoi katër raketa dhe 60 sulme ajrore, kreu 58 raunde nga MLRS; civilë u plagosën gjithashtu”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase në një përditësim të situatës të mërkurën në mëngjes, raporton CNN.

Ai shtoi se njësitë e Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës zmbrapsën më shumë se 60 sulme ruse në zonat në front gjatë 24 orëve të fundit. Sakaq, forcat ruse kanë sulmuar gjatë natës në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa, duke përdorur dronët “Shahed” të prodhuar nga Irani, thuhet në deklaratë.

“Kësaj radhe, ushtarët e brigadës së raketave anti-ajrore Odesa të Komandës Ajrore Jug shkatërruan 10 nga 12 drone kamikaze Shahed-136/131,” tha Forcat Ajrore të Ukrainës.

Nuk raportohet për viktima.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.