LAJMI I FUNDIT

“Mos të dukem i çmendur!?”, Sarri nuk kursehet: Në Romë e bëjnë ose gjithçka m**, ose të thjeshtë. Hysaj nuk m’u duk në vështirësi

18:17 - 30.04.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mauricio Sarri si zakonisht nuk kursehet me komentet e tij në konferencat për shtyp dhe i pandalshëm ka qenë edhe në prononcimin e tij pas humbjes 3-1 përballë Interit. Trajneri i Lacios mendon se skuadra gaboi vetëm fundin e sfidës, sidomos duke i lejuar Interit golin e tretë, pasi humbja 2-1 i garantonte epërsinë në ndeshjet direkte.




“Keqardhja duhet të jetë ndaj vetë nesh, skuadra bëri një ndeshje dinjitoze për 60 minuta, fillimi i pjesës së dytë ishte mjaft i qetë edhe pse kisha pak frikë. Por kur ndryshoi rrjedha e ndeshjes, dhamë përshtypjen se po dorëzoheshim dhe kjo nuk më pëlqen. U bëmë pak të kthjellët në një moment kur duhej të mendonim se 2-1 ishte humbja më e mirë e mundshme pasi mbeteshim para në përballjet direkte. Nuk jam i kënaqur, por mbi të gjitha nuk më pëlqeu ai fund i ndeshjes.

Nuk kemi çfarë të menaxhojmë më, Nëse në fillim të sezonit do të na kishin thënë që kur mbeten 6 ndeshje do të ishim në këtë pozicion, do të kishim qenë të gjithë të kënaqur. Tani duhet të mendojmë ne. Qasja ndaj ndeshjes nuk ishte e keqe, mund të kishim një qarkullim topi më cilësor dhe të rrezikshëm por nuk ishte një situatë shqetësuese, në “San Siro” zakonisht “vallëzohet” në tjetër mënyrë në 15 minuta e para.

Ne jetojmë në një ambient të vështirë për të qëndruar plotësisht të kthjellët. Mediat romane kanë tendencën që të ekstremizojnë gjithçka në një sens apo në tjetrin. Ose është gjithçka m**, ose është gjithçka e thjeshtë. Por jemi ne që nuk duhet të biem pre e këtyre historive. Nuk ishte më e thjeshtë më parë, nuk është e pamundur as tani, Ne bëjmë një mrekulli nëse shkojmë në Ligën e Kampioneve. Vazhdoj t’i qëndroj kësaj ideje. Mjafton të lexoni zëvendësimet që bëri kundërshtari.

Hysaj dhe Marushiç? Linja mbrojtëse ishte e ekspozuar ndaj shumë ngjarjeve, nëse ndodh kjo, Marushiç dhe Hysaj duhet të bëjnë një ndeshje ku duhet të shpenzojnë shumë energji duke lexuar situatat. Mund edhe të vihen në vështirësi, por sinqerisht sot nuk m’u dukën shumë në vështirësi.

A do të marr skuadrën në grumbullim? Pse, të dukem i çmendur!? Siç thoshte Fantoci, për mua grumbullimi është një budallallëk. Nëse pastaj djemtë duan të shkojnë, është e drejtë të bëhet. Por duke luajtur çdo 2-3 ditë, praktikisht është ashtu. Por nëse do të mjaftonte grumbullimi, atëherë Peruxhia do të merrte pjesë në Ligën e Kampioneve për 15 vite radhazi”, tha Sarri.

PANORAMASPORT.AL

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.