Kronikë

(EMRI)/ Transportonte me automjet rreth 50 kg kanabisi, kapet 28-vjeçari shpallen në kërkim bashkëpunëtorët e tij

10:23 - 11.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 28-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi transportonte me automjetin e tij lëndë narkotike.




WhatsApp-Image-2023-05-11-at-10.00.19

Mësohet se i riu Elton Qarku është kapur me 12 pako kanabis, me peshë rreth 48.5 g të cilat do i kishte përgatitur gati për shitje.

I riu akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin e bashkëpunëtoreve të tij.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen 12 pakot me lëndë narkotike, automjeti dhe celulari i të arrestuarit. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe strukturat operacionale të DVP Lezhë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të një sasie lënde narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gurra”, në kuadër të të cilit u kap në lagjen “Gurra”, në qytetin e Lezhës, dhe u arrestua shtetasi:

  1. Q., 28 vjeç, banues në Ungrej, Lezhë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 28-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën 12 paketime me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 48.5 kilogramë. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.