LAJMI I FUNDIT

Si ta kuptoni se të tjerët janë xheloz për ju

20:11 - 24.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Edhe njerëzit që në teori na duan, ndonjëherë mund të jenë xhelozë për ne dhe të shprehin një lloj zilie, e jo më njerëzit me të cilët nuk kemi dhe nuk dëshirojmë që të kemi asnjë lidhje.




Kur posedoni disa karakteristika personale të lakmueshme që tërheqin vëmendjen, si inteligjenca, bukuria, kreativiteti, mund të gëzoni inatin e disa personave që ju rrethojnë dhe shpesh mund të jeni objekt i bisedimeve në tryeza.

Ju mund të dalloni nëse kjo po ndodh nga këto tre modele të sjelljes.

Ata e keqkuptojnë dhe keqinterpretojnë punën tuaj

Në fakt ata e kanë kuptuar mirë, thjesht në përpjekje për të ndryshuar pozicionin e pafavorshëm që ndjejnë ose në të cilin janë, janë të prirur ndaj veprimeve që shfaqin zili. Pra, presin me durim që objektivi i tyre të bëjë një gabim dhe ta paraqesë atë sikur është më i madh nga sa është në të vërtetë. Në të njëjtin kontekst, ata vazhdimisht ngrenë pengesa dhe vendosin vazhdimisht standarde më të larta, duke mos u kënaqur kurrë.

Ata bëjnë sulme personale dhe përdorin stereotipe

Është një sulm ndaj personit dhe kjo mund të shfaqet me shprehje nënçmuese për pamjen e jashtme, identitetin seksual dhe madje edhe origjinën. Në thelb, kjo është mënyra e vetme që ata mund të diskreditojnë ose nënvlerësojnë inteligjencën, aftësitë apo edhe talentin e dikujt.

Ata argumentojnë se lodhen dhe përpiqen më shumë se ju

Duke e thënë këtë ata në thelb besojnë se meritojnë më shumë se ju. Në çdo përpjekje të madhe që bëni dhe në çdo arritje, ata ia atribuojnë meritat fatit dhe rrethanave. Ata janë të prirur të supozojnë se rruga juaj e jetës ka qenë pa pengesa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.