LAJMI I FUNDIT

Basha takim me demokratët e Tiranës: S’mund te mbetemi peng i hallit te Sali Berishes

12:51 - 27.05.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar takimet me demokratët e degës nr.2 në Tiranë. Takimi është postuar në faqen e Lulzim Bashës bie në sy fakti që pamjet janë shoqëruar me muzikë , ndërkohë që në tekstin e njoftimit theksohet se ish-kryedemokrati beri një hap pas për të shmangur luftën e brendshme në PD, por situata sipas tij është me keq se më parë.




 

Basha është zotuar para demokratëve se do i angazhojë energjitë e tij për të bërë opozitë të vërtetët.

“Me shumë kënaqësi i’u përgjigja ftesës për një kafe nga një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bëj me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike.

Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç kanë rinisur me të njëjtat sulme, gënjeshtra e mashtrime. Sepse rruga që kalon përmes politikës së vjetër të baltës, akuzave dhe banalizimit të çdo debati publik na mban në vendnumëro dhe nuk mund të sjellë kurrë ndryshim për njerëzit.

Unë bëra një hap pas sepse nuk doja një luftë të brendshme, i bindur se prej saj përfitojnë vetëm kundërshtarët! Dhe ishte gjëja e duhur. Por ja ku jemi. Asgjë s’ka ndryshuar, madje situata është edhe më keq për demokratët dhe shqiptarët.

Prandaj e ndjej për detyrë t’i përkushtoj energjitë e mija për një opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve. Vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë”, shkruan Basha në faqen e Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.