AKTUALITET

“Ky është vetëm fillimi i një reagimi rinor”/ Basha në takimin në Shkodër: Braktisja e votimeve është një kambanë alarmi

18:43 - 27.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lulzim Basha i është rikthyer politikës aktive, por ditën e sotme mesazhi i tij ishte edhe më fortë. Ish-kreu i demokratëve, sfidon Sali Berishën duke zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër, bastionin e së djathtës, ku Sali berisha pësoi humbjen më të madhe në histori në zgjedhjet e 14 majit.




Pjesë nga fjala e Bashës

“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe  as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon. Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë  e ndje dh ese kam subjektive, ky lëndim është më i madh.

Vetëm 13 për qind e të rinjve votuan. Ky është një rekord i ulët historik. pra vetëm 13 nga 100 kanë shkuar për të votuar. Për këdo edhe për prindërit dhe institucionet kjo do të ishte një kambanë alarmi nga braktisja e të rinjve. Pak i kam ndjekur përpjekjet për analiza, por kam parë që faji hidhet tek populli dhe rinia. Në rasin më të mirë unë mendoj se kjo është e përciptë, ose mungesë vullneti. Rinia është më aktive se kurrë në ato fusha ku gjen hapësirë për të qenë aktive. E kam parë në fushat e universitetit në numrin më të lartë të personave që kanë shkëlqyer në perëndim. Pra ata nuk janë indiferentë apo apatikë. Por është e lehtë të thuash që e ka fajin ai, por ky është një mentalitet humbësish. Rinia ka folur me braktisjen e 14 majit, mjerë ata që nuk e kuptojnë. Ata kanë thënë se në këto zgjedhje nuk kishte asgjë për rininë.

Ju e patë si degradoi dhe kjo fushatë elektorale në një fushatë bajate me sulme dhe kundërsulme, me tallava, por ajo është një zhanër i muzikës dhe jo fushatë elektorale. Kur politika që supozohet të marrë fatet e njerëzit të sillet në këtë mënyrë.

Do të ishte përgjumje nëse rinia do të kishte reaguar ndryshe. Pa u zemëruar rinia nuk ndryshon Shqipëria. Në 14 maj ju keni folur me heshtje. Ju e refuzoni këtë politikë, por kjo nuk mjafton dhe pa u zemëruar ju pa dalë me pankarta për të thënë atë që dini, për tu përballur me të, për ti mbushur rrugët dhe sheshet me zërin tuaj, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë. Unë kam besim se kjo është vetëm fillimi i një reagimi rinor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.