![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Këngëtarja Elhaida Dani ka performuar mbrëmjen e djeshme rolin e Esmeraldës, tek ‘Notre dame de Paris’ muzikali francez që u shfaq në skenën e stadiumit “Air Albania”, nga trupa ndërkombëtare.
Por ajo që ra në sy është mbështetja e madhe që i ka dhënë partneri i saj, balerini Ledian Agallijaj ku pas performancës së Elhaidës, dyshja shihen teksa përqafohen larg skenës.
Në fotot që qarkullojnë në rrjet, çifti shihen mjaft të lumtur dhe buzëqeshur krah njëri-tjetrit.
Sakaq, vetë këngëtarja ka ndarë një video tjetër krah partnerit të saj teksa e ndihmon me buqetat që i kanë dhuruar.
Shfaq Komentet (0)