AKTUALITET

Tensione në Zveçan, një grup personash sulmojnë një makinë policie të Kosovës

16:38 - 31.05.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një veturë e një njësie policore është sulmuar afër objektit komunal në Zveçan. Policia ka shtuar se “nuk raportohet për të lënduar” dhe se rasti është duke u hetuar.




“Njësia policore ka qenë duke patrulluar afër objektit të komunës në Zveçan, nga një grup i personave të dyshuar është sulmuar me mjete të forta gurë dhe me këtë rast kanë dëmtuar automjetin zyrtar”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë në Zveçan ka raportuar se gjatë orës së fundit është vërejtur tensionim i situatës në këtë qytet. Në një moment, protestuesit raportohet se e kanë kundërshtuar kalimin e një veture të Policisë së Kosovës.

Një grup i serbëve lokalë është grumbulluar para objektit komunal qysh prej mëngjesit. Por, për shkak të shiut të madh, së fundi protestuesit janë larguar nga rruga, edhe pse protesta nuk është shpallur e përfunduar.

Situata më e tensionuar ishte në Zveçan ishte edhe para dy ditësh, kur rreth 30 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar pas përleshjeve të dhunshme.

Që nga 26 maji, në veri të Kosovës janë rritur tensionet, pasi po atë ditë, krerët e rinj të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – të gjithë shqiptarë – u futën në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët thanë se përdorimi i forcës minon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi./REL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.