BLUETOOTH

E pranoi publikisht se ishte homoseksual/ Rrëfehet Klodi i Big Brother: Nga prapambetja kam qëndruar tre muaj në spital, askush nuk më mbështeti

08:56 - 06.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-banori i “Big Brother 3”, Klodian Çela, i cili gjatë atij sezoni pranoi hapur  se ishte homoseksual. Ditën e djeshme në një intervistë ‘Ftesë në 5’, i tha se nuk e ka pasur të lehtë pasi shoqëria nuk e pranonte.




Ai gjuthashtu rrëfeu se koha pas daljes nga “Big Brother” ka qenë një periudhë e trishtë për të. Ai rrëfeu për herë të parë se pas spektaklit, ai kishte qëndruar jo pak, por plot 3 muaj në spital.

“Dal dhe nuk gjej familjen time në shtëpinë ku kisha jetuar. Prindërit kishin shkuar të jetonin në shtëpi me qira në Durrës. Unë dola nga Big Brother dhe u përballa me atë situatë ku duhet t’iu jepja një mbështetje familjareve. U mundova, po askush nuk e di se pas atij reality, kam qene 3 muaj në spital. U prish rehatia e familjes dhe s’e prisja që njerëzit do ishin kaq të prapambetur dhe të mos më jepnin një mbështetje as institucionet. Me pak fjalë, isha i vetëm. Shumë abuzuan e shumë shpifën në masë. Me vonë, nëna m’u sëmur dhe u kapa i papërgatitur”,-tregoi i emocionuar ai.

Sipas Klodit, asnjë nuk e mbështeti, madje as komuniteti LGBT. “Më kërkuan diplomë për punë, ndërkohë që unë isha vetëm me diplomë gjimnazi”, tregoi ai.

Sot Klodi jeton dhe punon si drejtor imazhi për një kompani ndërkombëtare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.