BLUETOOTH

VIDEO/ Moderatori i bëri kompliment, Zhaklin Lekatari bën reagimin e çuditshëm. Ngrihet në mes të emisionit dhe largohet nga studio

10:51 - 13.06.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-opinionistja e BBV, Zhaklin Lekatari është përfshirë në një debat me moderatorin e emisionit “Panorama e Mëngjesit”, Klevin Muka, pasi ky i fundit i bëri kompliment duke e konsideruar si një grua “me karakter të fortë”.




“Po të them që je e fortë”, iu drejtua moderatori i emisionit, Klevin Muka. Por Zhaklin Lektari ka habitur me reagimin, duke ngritur në mes të emisionit dhe largohet nga studio.

Pjesë nga diskutimi:

Zhaklin Lekatari: Unë mund të mendoj çfarë të dua, por është mirë që unë brenda një enti rregullatore që nënkupton respektin ndaj tjetrit, do të zbatoj lirinë time të të shprehurit.

Në momentin që unë të shikoj ty në Instagram dhe mendoj që ti nuk je e bukur aq sa unë i kam kriteret e mia të bukurisë, bëj mirë që këtë informacion ta mbaj për vete nëse nuk është i dobishëm për ty.

Nëse e bëj komentin, nuk do të thotë liri shprehje, por jam person që ofendoj të tjerët, bullizoj të tjerët.

 Moderatori: Por nga ana tjetër, nuk besoj se ti cënohesh personalisht, që ke një lloj standarti në pranimin e kritikave

Zhaklin Lekatari: Pse nuk cenohem unë, çfarë jam unë? Gur?

Moderatori: Më fal, po hipotetizoj.

Zhaklin Lekatari: Po pse po hipotetizon kështu?

Moderatori: Po ja, po ta them (Zhaklina ndërhyn) Më lër ta them

Zhaklin Lekatari: Kudo që shkoj hipotetizojnë që ty nuk të ndodh gjë, ti je mësuar. Po kush mësohet nga dhuna.

Moderatori: Të kërkoj ndjesë, por më lër të mbaroj

Zhaklin Lekatri: T’i mësohesh nëse do të rrihnin çdo ditë

Prit ta mbaroj të lutem

Zhaklin Lekatari: Jo nuk do të pres. Ti do të mësoheshe?

Po nuk po më dëgjove se në çfarë konteksti e kisha, sepse mendon që njeriu…

Zhaklin Lekatari: Jo nuk ka asnjë kontekst në të cilin dhuna mund të pranohet! Po nuk është dhunë, unë nuk po të dhunoj.

Zhaklin Lekatari: Edhe dhuna verbale Po absolutisht kjo nuk është dhunë

Zhaklin Lekatari: Nëse unë asaj zonjushës atje (moderatores) i them ti sot nuk je veshur bukur kjo quhet dhunë verbale, mund ta mbaj edhe për vete. Kjo nuk ka asnjë konteskt në të cilin të pranohet, fare, zero.

Moderatori: Prit ta mbaroj, unë mendoj se ti nuk cenohesh sepse dukesh shumë e fortë dhe në këto kushte…

Zhaklin Lekatari: Nuk e kuptoj, sapo fola për lirinë e të menduarit dhe të shprehurit, dhe nuk e kuptoj si ti e merr këtë lirinë për të më thënë mua se çfarë më percepton ti mua. Nuk ta dhashë koefidencën që t’i të më tregosh se si më percepton mua. Dy nëse unë jam e ftuara jote unë do të doja që ti të më respektoje, duke mos më minimizuar….

Moderatori: Unë po të them që je e fortë.

Zhaklin Lekatari: Të lutem më lër të mbaroj

Moderatori: Po ti s’po më le të mbaroj, pse duhet të të lë unë të mbarosh

Zhaklin Lekatari: Sepse unë jam e ftuara e jote…

Moderatori: Është respekt i ndërsjellët

Zhaklin Lekatari: Nuk ka problem fare, unë edhe iki e vazhdoni emisionin vetëm.

Moderatori: Nuk kemi pse ne po përpiqemi të bëjmë një bisedë

Zhaklin Lekatari: Sepse unë respektoj veten dhe nuk dua që fjalët e mia

Moderatori: Po pikërisht pra, prandaj po të pyes sepse

Zhaklin Lekatari: Nëse nuk do më lësh të flas do të iki nga ky emision

Moderatori: Ka një perceptim…

Zhaklin Lekatari: Po e them edhe njëherë nëse nuk më lë të flas do t ëiki nga emisioni tani…

Moderatori: Ju jeni e lirë të largoheni, por më dëgjoni. Pse duhet të ikini

Zhaklin Lekatari: Mirë u pafshim

Moderatori: Mirë u pafshim. Faleminderit. Nuk më la të mbaroja, gjithsesi Zhaklin të falenderoj për kohën që na kushtuat. Ditë të mbarë. Nuk ishte aq ky qëllimi dhe as të bënim skup, e asgjë sepse nuk i kemi qëllimet tona. Por ky ishte vendimi i saj, e respektojmë dhe i urojmë një ditë të mbarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.