AKTUALITET

Puthi me forcë në buzë nxënësen 12-vjeçare, 30 ditë paraburgim ndaj mësuesit në Kosovë

18:11 - 14.06.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjykata e Pejës në Kosovë ka vendosur sot masën e paraburgimit me 30 ditë për mësuesin i cili puthi në buzë nxënësen e klasës së shtatë në Deçan.




Mësuesi me iniciale V.S, akuzohet për sulm seksual dhe kanosje.

Mediat kosovare shkruajnë se të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, pasi që gjykata konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe në masën e duhur e arsyetuar, duke pas parasysh peshën dhe mënyrën e kryerjes së veprave penale.

“Andaj, mbi bazën e të lartcekurave, e me qëllim të zhvillimit të procedurës në mënyrë të drejtë dhe zbardhjes së plotë të gjendjes faktike, gjykata erdhi në përfundim se masa e paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës dhe se masat e tjera nuk janë të mjaftueshme për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë dhe mbarëvajtjen e kësaj çështje penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës kosovare.

Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës. Pmaajet janë bërë virale në rrjete sociale duke shkaktuar reagime të shumta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.