BOTA

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kurti: Heshtja e partnerëve nuk kontribuon për drejtësi

09:31 - 15.06.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se heshtja e partnerëve ndërkombëtarë për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga forcat serbe, nuk kontribuon për drejtësi.




Komentet Kurti i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me të dërguarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë.

Ai shtoi se ka kërkuar informacione nga KFOR lidhur me situatën në fjalë, por shtoi se nuk ka marrë asnjë informacion prej tyre dhe mbledhja e Këshillit të Sigurisë është bërë me informacionet e institucioneve të Kosovës.

“Ne me partnerët i ndajmë informatat, por heshtja e tyre besoj që nuk i kontribuon hetimit e drejtësisë. Nuk ka kuptim që për një ngjarje në territorin e Kosovës, pasi dihet që është shtet me sipërfaqe të vogël, as të nesërmen të mos kemi deklaratë zyrtare. Është komandanti i përgjithshëm i KFOR që për çdo deklaratë e përmend rezolutën 1244. Ne si institucione të Kosovës e cilësojmë Kushtetutën si e drejtë dhe përgjegjësia jonë.

Mbrëmë kam pasur bisedë telefonike, me Escobar dhe ambasadorin Hovenier, dhe u kam thënë që pres që KFOR të më sjellë informacion para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, mirëpo, asnjë informacion. Serbia thotë që ka arrestuar policët dhe është e qartë se nuk bëhet fjalë për diçka të tillë. Ky është cënim i sovranitetit dhe akt i agresionit. Do i takoj edhe sot dhe në të njëjtën kohë jemi në kontakt me drejtuesin e zyrës ndërmjetëse të Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kurti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.