Kryesore

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Tiranës

13:03 - 09.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tomor Malasi, ish kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërruar jetë një ditë më parë në moshën 87-vjeçare.




Ai ka drejtuar Bashkinë e Tiranës pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në vitin 1991, ku qëndroi për një vit rresht.

Pas rrëzimit të diktaturës komuniste në dhjetor të vitit 1990, u zhvilluan zgjedhjet e  para pluraliste më 31 mars të vitit 1991.

Kuvendi i parë pluralist  i dalë nga këto zgjedhje, vendosi në shtator të po atij viti, që  kryetari  i bashkisë së qytetit të caktohej nga partia që kishte fituar shumicën e mandateve të deputetëve në secilin qytet. Partia Demokratike fitoi shumicën e mandateve të deputetëve në qytetet kryesore të Shqipërisë. Tirana ishte qyteti ku PD arriti fitoren më të thellë në këto zgjedhje.

Bazuar në vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, kryetar  i bashkisë së Tiranës u caktua nga PD, zoti Tomor Malasi. Ai e la bashkinë për të marrë mandatin e deputetit një vit më vonë ku qëndroi deri në vitin 1196, kohë kur mbajti edhe postin e nënkryetarit të Kuvendit. Pas zgjedhjeve të vitit 1996, Malasi u rreshtua në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PD-së të cilët kërkonin që kjo forcë politike dhe ish Presidenti Berisha të mbanin përgjegjësi për fajdet që shkaktuan trazirat e vitit 1997.

Familja e Tomor Malasit ka njoftuar se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në orën 13:00.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.