AKTUALITET

U shua një familje/ Detaje nga mbytja e babait dhe dy djemve në Kavajë, ambulanca vonoi 90 minuta

15:10 - 09.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e rëndë që ka ndodhur në plazhin e Vilë-Boshtovës, në Kavajë, ku babai dhe dy djemtë e tij të mitur janë mbytur në det.




Viktimë ka mbetur 50-vjeçari Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana.

Burime bëjnë me dije se ambulanca ka vonuar për rreth një orë e gjysmë. Fillimisht në breg ka dalë trupi i pajetë i kryefamiljarit, ndërkohë që dy të miturit janë nxjerrë me shenja jete. Por pikërisht vonesa e ndihmës mjekësore ka bërë që dhe dy të miturit të humbin jetën.

Vilë Bashtova është një zonë e veçuar në Kavajë, dhe infrastruktura mbështetëse, si roje bregdetare apo ambulancë në afërsi të plazhit mungon.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjesëtarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana).

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpërtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.