Kryesore

Përplasje fizike në Kuvendin e Kosovës/ Rama: Një turp që sot i bën dëm Kosovës, duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta

12:35 - 13.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përplasjes fizike në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalës së kreut të qeverisë, Albin Kurti.




Me anë të një postimi në Twitter, Rama shprehet se reagimi i sotëm është dëm shumë i madh për Kosovën në sy të aleatëve, dhe mos dakortësitë duhet ti luftojnë me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta.

Statusi i Plotë:

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!  Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!”

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.