Prej disa ditësh Shqipëria është “pushtuar” nga i nxehti afrikan me temperatura që i kanë kaluar 40 gradë celsius.
Kjo valë e të nxehtit pritet që të vazhdojë edhe për disa ditë, ndërsa nesër pritet që në disa zona termometri të shënojë 43 gradë.
E për të përballuar të nxehtin ekstrem qytetarët në rrugë kanë zgjedhur forma të ndryshëm.
Në fotot e LSA, shihen qytetarët në qendër të Tiranës të cilët freskohen me ujin e shatërvanëve apo çezmave që ndodhen aty. Ndërsa në rrugë janë vendosur edhe disa zona ku bëhet freskimi me ujë.
Po ashtu në disa zona të tjera të Tiranës, ata janë mundur të gjejnë një hije peme, për të sfiduar sadopak vapën.
Shfaq Komentet (0)