Kronikë

“E merrte jashtë fshatit, e gënjente…” – Zbardhet dëshmia e nënës së 13 vjeçares e ngacmuar s*ksualisht nga 64 vjeçarri: Vajza më tha, ‘atë që mendoni ju, s’e ka bërë’.

15:16 - 23.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e së miturës 13 vjeç ka dëshmuar në polici mbi denoncimin e saj ndaj 64 vjeçarit, të cilin e akuzoi për ngacmim seksual. Ajo ka rrëfyer se e mori vesh për ngjarjen e rëndë përmes mesazheve në telefonin e gjyshit.




Ajo sqaron se vajza i ka treguar që 64 vjeçari e kërcenonte për të mos treguar tek familjaret se çfarë ndodhte ose ndryshe do i vriste të atin.

Nëna e së mitures është shprehur se ai e ka prekur në pjesë të ndryshme të trupit dhe vajza i ka treguar të ëmës për ngacmimin dy ditë më parë, pasi u kapën mesazhet që 64 vjeçari i dërgonte 13 vjeçares.

 

“Unë këto dy tre ditë e kam marrë vesh por vajza siç me tregoi po tregove më shtëpi unë do të vras babain.
Këtë ja ka thënë muaj më parë më parë. Vajza më tha që’ atë që mendoni ju, nuk më ka bërë. Nuk më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera’.
E ka prekur me dorë në pjesë të trupit. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje të vinim apo të vinin ata as konflikt nuk kishim.
Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje.
E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë, e kërcënonte”, tha ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.