BLUETOOTH

Këndoi këngën e Irini Qirjakos, këngëtarja i jep premtimin live në studion e Panorama TV …

13:40 - 21.07.23 E.P
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zeneida Skënderaj, këngëtare e re e rrymës popullore është shndërruar në një fenomen në rrjetet sociale për shkak të zërit të sajë dhe këngëve popullore që ajo interpreton.




Skenderaj me origjinë nga Mallakastra, ishte e ftuar në emisionin “Panorama e Mëngjesit” në Panorama TV, ku ka folur rreth karrierës së saj te ardhshme në zhanrin e muzikës popullore.
Ajo ka zbuluar talentin e saj duke kënduar live disa nga këngët më të bukura të muzikës popullore.
Zeneida Skënderaj bëri për vete moderatoren, Megi Latifi, por jo vetëm kur këndoi këngën e Irini Qirjakos me të cilën pati mundësi të kishte një bashkëbisedim virtual live në studion e Panorama TV.

Zeneida mori edhe premtimin e bukur për një bashkëpunim të mundshëm mes saj dhe artistes së mirënjohur Irini Qirjako.
Ndër të tjera e pyetur se përse zgjodhi pikërisht muzikën popullore ajo ka treguar se përveç origjinës së saj nga Mallakastra dhe shtysës nga familjarët ajo ndjen që ka shumë pak të rinj të cilët i përkushtohen muzikës popullore prandaj pasionin e saj filloi ta ushtronte në platformën “YouTube” nga ku arriti të bëhej virale tregon ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.