LAJMI I FUNDIT

Zv. ministrja e Shëndetësisë e sëmurë, Qeveria i mbulon 30 mijë euro shpenzime mjekësore Mira Rakacollit

13:21 - 26.07.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qeveria shqiptare do t’i mbulojë rreth 30 mijë euro shpenzime mjekësore, zëvendës ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.




Sipas njoftimit të botuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare, Rakacollit do t’i mbulohen 3 milionë lekë të reja shpenzime mjekësore dhe ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në vendimin, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi në Fletoren Zyrtare, nuk specifikohet sëmundja nga e cila po mjekohet Mira Rakacolli.

VENDIM

Nr. 441, datë 19.7.2023 PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË ZNJ. MIRA KAPISYZI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, si dhe të vendimit nr. 23, datë 18.1.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

  1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të znj. Mira Kapisyzi, në masën 3.000.000 (tre milionë) lekë.
  1. Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  1. Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
  1. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.