Kronikë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej 2015 për tentativë vrasjeje, arrestohet në Greqi Viktor Daçi

18:25 - 26.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Viktor Daçi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria për tentativë vrasje që prej 2015, është kapur dhe arrestuar nga policia greke.




Teksa ka qenë duke drejtuar automjetin me targa YTK-8700, në pronësi të “SK TOURIST SERVICES”, në rrugët e Malevizi të Irakleos, është ndaluar për kontrolle rutinë nga policia rrugore dhe i është kërkuar leje drejtimi i mjetit.

Në mungesë të këtij dokumentacioni, Daçi ka paraqitur një kartë homogjeni grek, e lëshuar në datën 20/05/2021, me emrin Ermal Lazaj, mosha 44 vjeç.

Uniformave blu u është dukur e dyshimtë, e pas verifikimit ka rezultuar se karta ishte false, ndaj dhe Daçi është shoqeruar në komisariat.

 

Gjatë intervistimit autori ka pranuar se karta është false dhe ka deklaruar gjeneralitetet e tij të vërteta, konkretisht Viktor Pashk Daçi, 45 vjeç nga fshati Baz i Matit.

Pas verifikimeve në sistemin Interpol, 45 vjeçari ka rezultuar i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarku Dibër në Shqipëri për “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, prej datës 01.06.2015 për një ngjarje të ndodhur në 25.11.2014.

Përsa i përket emri të rremë që Daçi mbante, ai i Ermal Lazaj, rezultoi se ky i fundit është arrestuar më 26 maj 2023, në Agio Nikolao Lisithiou me 10 gram kokainë dhe në 22.10.2023 është proceduar nga policia e Agio Nikolaou për përdhunimin e një 23-vjecareje greke.

 

Menjëherë është vënë në prangat e policisë greke me qëllim nisjen e procedurave të ekstradimit, ndërkohë që është proceduar penalisht edhe për falsifikimin e kartës së homogjenit, për shkelje të ligjit mbi emigrantët dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.