AKTUALITET

Fillon seanca e Kuvendi të Kosovës, deputetët e PDK-së ikin nga salla

15:36 - 27.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetët PDK-së u larguan nga seanca e Kuvendit të Kosovës gjatë kohës kur po votoheshin dy anëtarët e rinj të bordit të RTK-së. Ndërsa deputetët e AAK-së nuk kanë marrë pjesë në votim.




Pa votat e PDK-së dhe AAK-së, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Miratimi i Ligjit u bë me votat e LDK-së, ndërkaq tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën  pjesë në votim.

Në seancë nuk është kaluar projekt-rezoluta nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave Hekuran Murati për rishikimin e buxhetit dhe rritjen e pagave në sektorin publik”. Përveç LDK-së, në votim për këtë pikë ka marrë pjesë edhe AAK-ja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.