AKTUALITET

‘Demokracia vdes në errësirë’, ‘Washington Post’ raporton për protestën e gazetarëve në Prishtinë

19:31 - 31.07.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Media amerikane “Washington Post” ka raportuar për protestën e gazetarëve në Prishtinë kundër pezullimit të licencës së Klan Kosovës. “Washington Post” shkruan se një numër i madh gazetarësh dhe anëtarësh të organizatave të shoqërisë civile u mblodhën në qendër të Prishtinës para ndërtesës kryesore të qeverisë për të protestuar kundër pezullimit të funksionimit të transmetuesit.




Në artikull thuhet se protestuesit thanë se ishte një veprim “i motivuar politikisht” i ndërmarrë nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti. Ishte mbyllja e parë e një medie që nga fundi i luftës së Kosovës 1998-1999, thanë ata, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Demokracia vdes në errësirë”.

Javën e kaluar, Ministria e Industrisë dhe Tregtisë e Kosovës ia pezulloi licencën Klan Kosova, pasi dokumentacioni i regjistrimit të biznesit të saj në Maqedoninë e Veriut fqinje tregoi se pronarët e saj i kishin emërtuar komunat e Kosovës sikur t’i përkasin Serbisë, “gjë që është shkelje e kushtetutës së Kosovës”, u tha në një deklaratë të lëshuar të hënën.

Kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend, Syla e quajti pezullimin “të padrejtë”.

“Ne e konsiderojmë këtë një lloj presioni për të na ndaluar të bëjmë atë që po bëjmë,” tha ai për Associated Press, duke shtuar se ata do të kundërshtonin vendimin e qeverisë në gjykatë.

Muajin e kaluar, Agjencia Kosovare e Regjistrimit të Bizneseve gjeti fajin e supozuar dhe vendosi të pezullojë funksionimin e stacionit televiziv, një veprim i mbështetur javën e kaluar nga ministria.

Stacioni ka thënë se tashmë i ka rregulluar problemet siç është kërkuar.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.